Super lajm për punëtorët e sektorit publik, kaq para do të marrin ekstra - Insajderi
×
Insajderi

Super lajm për punëtorët e sektorit publik, kaq para do të marrin ekstra

Insajderi
31 October 2022 - 18:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator.

Sipas tij, sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.

Ai shtoi se nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator.

“Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto”, shkroi ai në Facebook. / Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark