Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka të ndaluar me gola në kampionatin spanjoll.
Muriqi ka shënuar dhe asistuar për fitoren e Mallorca-s, me rezultat 2:0 në konak të Villarealit.
“Anija e nëndetëses së verdhë” nuk i rezistoi Muriqit, që sonte ishin në formë të jashtëzakonshme.
Muriqi shënoi në minutën e 32-t, i cili nga 10-11 metra godet bukur në këndin e majtë.
Në minutën e 76-të, Ndiaye ka realizuar për 0:2 duke iu falënderuar asistimit të Muriqit.
Sulmuesi i Kosovës u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 72-të dhe u zëvendësua në minutën e 88-të.
Për reprezentuesin e Kosovës është ky goli i tij i shtatë për këtë edicion.
Villareali është në vend të tetë me 18 pikë dhe ka dy më shumë se Mallorca në të 12-tin.