Xherdan Shaqiri ka shkaktuar bujë në Zvicër me projektin e vilës së tij të re.
Projekti i futbollistit nga Kosova nuk ka marrë miratimin e banorëve të Rheifeldenit, kjo pasi sipas tyre nuk përshtatet me peisazhin e zonës.
Shtëpia që Shaqiri synon ta ndërtojë do të ketë 270 metra katrorë dhe do ta zëvendësojë një të vjetër.
Banorët e lagjes kanë kundërshtuar pasi sipas tyre kjo nuk përshtatet me strukturën e lagjes.
Vendbanimi është planifikuar nga arkitekti Enrico Kyburz.
Aplikimi për ndërtimin është ende në pritje, pavarësisht kundërshtimeve të ndryshme nga fqinjët.
Shtëpia ende mund të ndërtohet – me kusht që të respektohen të gjitha standardet dhe rregulloret e ndërtimit.