Thomas Srakosha dje bëri paraqitjen e parë në Serie A këtë sezon si titullar për Lazion. Portieri numër një shqiptar bëri një paraqitje të jashtëzakonshme mbrëmë në fitoren e Lazios kundër Sampdorias 1:3 në udhëtim, shkruan Insporti.com.
Strakosha ishte ndër më meritorët për fitoren e skuadrës kryeqytetase, pasi bëri disa pritje tejet të rëndësishme në pjesën e dytë.
Në pjesën e parë Lazio arriti ta dominonte rivalin në çdo aspekt dhe po kryesonte me tre gola të shënuara.
Sampdoria nuk kishte shkuar në asnjë rast në portën e Strakoshën.
Pjesa e dytë ishte histori tjetër, teksa porta e mbrojtur nga Strakosha u kthye në tabelë qitje. Portieri shqiptar pësoi vetëm një gol në minutën e 89 pas gjuajtjes së befasishme dhe të fortë nga Gabiadini, por arriti që të shpëtonte tre raste duke treguar zotësinë e tij. /Insporti.com/