Sulmuesi Torviol Stullqaku e ka nisur për mrekulli karrierën me KF Malishevën këtë edicion në Superligës. Stullqaku edhe në ndeshjen kundër Llapit shkëlqeu duke shënuar dy gola, shkruan Insporti.com.
Stullqaku golin e dytë shënoi me vollej pas një harkimi të bukur nga Marc Olivier.
Ish sulmuesi i KEK-ut dhe Flamurtarit deri më tani po del një transferim i qëlluar nga klubi i Malishevës.
Të mërkurën, skuadra e trajnerit Arsim Thaqi mposhti Llapin me rezultat 0:3.
Malisheva ka befasuar të gjithë me fillimin e mirë në Superligë, pasi pas katër xhiro renditet në vendin e tretë me shtatë pikë. /Insporti.com/