×
Show / Fashion

Super-ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes

Insajderi
11 February 2019 - 23:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushqimi ka ndikim të madh në funksionet tona fizike dhe mendore, ndërkaq ju ofron shpjegimin kur kërkoni përgjigjen për shtimin e shpejtë të peshës, disponimin e keq, problemet me përqendrim…

Ndonëse nuk mund ta ngadalësojmë procesin natyral të plakjes, ka disa gjëra të caktuara të cilat und t’iu ndihmojnë ta ngadalësoni këtë proces, transmeton Telegrafi.

Ushqimet që i konsumojmë ndikojnë në shpejtësinë me të cilën funksionon metabolizmi dhe, megjithëse proteinat e shpejtojnë atë, karbohidratet e rafinuara dhe komplekse e ngadalësojnë dukshëm.

Metabolizmi i ngadaltë e rritë rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme, por shpie edhe në proces më të përshpejtuar të plakjes.

Kështu, për ta ngadalësuar procesin e plakjes, ka disa ushqime të cilat duhet t’i shmangni dhe disa tjera të cilat duhet t’i hani.

Fillimisht, ju duhet t’i shmangni këto ushqime:

– Ushqimet e fërguara me shumë yndyrë
– Mishrat e përpunuar
– Sasinë e tepërt të alkoolit
– Petullat dhe brumërat

Tani, këto janë pesë ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes:

– Karotat
– Salmoni
– Frutat citrikë si portokajtë, limonët, mandarinat, grejpfrutët, etj.
– Produktet e sojës
– Fasulet.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark