×
  • Sport
  • Sport

    Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë bëhen me top zyrtar

    Insajderi
    22 January 2022 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Federata e Futbollit e Kosovës është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e garave të stinorit pranveror.

    Në këtë drejtim, FFK tashmë e ka bërë shpërndarjen e topave të unifikuar, të cilët janë të brenduar me logon e saj për të gjitha klubet e BKT Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë.

    Kësisoj, tashmë për herë të parë të gjitha ndeshjet e elitës dhe ato të kategorisë së parë do të zhvillohen me topin zyrtar të FFK-së, i cili është i cilësisë më të lartë.

    Garat në stinorin pranveror do të fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 shkurt, teksa Viva Fresh Liga e Parë më 19 shkurt. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark