“Albi Mall” Superliga e Kosova do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje në program për t’u zhvilluar, shkruan Insajderi.
Në Mitrovicë, Trepça’89 do ta presë Ferizajn nga ora 15:00.
Skuadra nga Mitrovicas kanë pesë pikë dhe gjenden në vendin e shtatë, kurse Ferizaj një pozitë më lart me një pikë më shumë.
Ndeshja tjetër që nis po ashtu nga ora 15:00 është ajo mes Dukagjinit dhe Drenicës.
Ekipi nga Klina nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe gjendet në vendin e fundit në tabelë me vetëm dy pikë.
Drenica është në pozitën e tetë me pesë pikë të grumbulluara. /Insajderi/