Superliga e futbollit do t’i sjellë sot dy ndeshje të tjera të xhiros së shtatë.
Prishtina dhe Dukagjini do të jetë një sfidë interesante, e cila do të luhet në kryeqytet.
Bardhekaltrit kanë njoftuar se më në fund do të rikthehen në shtëpinë e tyre pasi i zhvilluan disa ndeshje si vendës në qendrën nacionale në Hajvali.
Pra, dueli mes tyre dhe klinasve do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
E në duelin tjetër, në Drenas do të përballen Feronikeli ’74 me Dritën.
Të dyja ndeshjet do të luhen prej orës 15:00.