Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit për javën e 31-të.
Në pasditën e sotme do të luhen dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Kryendeshja e sotme do të zhvillohet në Suharekë.
Lideri i tabelës, Ballkani do të përballet me Dritën e Gjilanit.
Nga ana tjetër, Malisheva do ta presë Llapin në “Liman Gegaj”.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00. /Insajderi.org/