Xhiro e gjashtë në elitën e futbollit kosovar Albi Mall Superligë do të startojë ditën e shtunë.
Tanimë Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në pesë duelet e kësaj xhiroje.
Malisheva dhe Dukagjini takohen në ndeshjen e parë në stadiumin Limani Gegaj, ku ky takim drejtohet nga Mervan Bejtullahu.
Ndërkohë në duelin që do të zhvillohet në Skënderaj mes Drenicës dhe Trepçës ’89, drejtësinë do ta ndajë Ilir Mehmeti.
Të dielën në fushë zbresin gjashtë skuadra të tjera, ku do të kemi dy super derbi.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani pret Dritën në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, derisa ky super derbi do të gjykohet nga Mentor Ajeti me ndihmësit Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.
Lideri aktual i Superligës, Gjilani pret Prishtinën derisa drejtësinë do ta ndajë Visar Kastrati, ndërkohë në sfidën Ferizaj – Llapi, do të gjykojë Genc Nuza.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Albi Mall Superligë zhvillohen nga ora 15:00.