Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ky sezon i ri do të jetë me risi, pasi do të përdoret edhe sistemi VAR dhe në secilën ndeshje do të ketë nga nëntë zyrtarë.
Pas paraqitjes spektakolare në Evropë, Drita e nis edicionin 2021/22 me ndeshjen si vendas ku përballë do ta ketë Feronikelin.
Skuadra e Ardian Nuhiut llogaritet favorite në letër dhe synon ta nisë me fitore edicionin e ri, derisa mysafirët kërkojnë të befasojnë.
Sa herë janë përballur këto dy skuadra kanë shfaqur futboll të bukur dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot.
Të tri takimet që janë në program për tu zhvilluar sot, do të fillojnë nga ora 17:00.
Superliga e Kosovës – Java e parë
E shtunë
17:00 Drita – Feronikeli
17:00 Llapi – Ulpiana
17:00 Drenica – Gjilani