Skuadra e Ballkanit ka triumfuar me rezultat të thellë 10-0 ndaj skuadrës së La Fioritas, shkruan Insajderi.
Ballkani ka thyer rekordin e skuadrës kryqytetase, Prishtinës sa i përket numrit të golave të shënuar në një ndeshje evropiane.
Kampionët e Kosovës në futboll fituan edhe në ndeshjen e kthimit me shifrat 6:0 ndaj skuadrës nga San Marino në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Më meritori për këtë triumf të Ballkanit në Prishtinë ishte sulmuesi Albion Rrahmani që realizoi tre gola. Rrahmani shënoi në minutat 7-të, 9-të e 69-të.
Me dy gola kontriboi mbrojtësi i krahut, Leonit Abazi në minutën e 73-të dhe 91-të, kurse me një gol Ermal Krasniqi në minutën e 75-të.
Ballkani në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës luan me fituesin e takimit Klaksvik (FAI) – Sutjeska (MNE)