Insajderi
Lajme

Suriname e njeh Kosovën

Insajderi
22 July 2016 - 15:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Suriname është shteti më i ri që e ka njohur Kosovën.

Lajmin u konfirmua nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.

“Faleminderit presidentit Dési Bouterse të cilin pata kënaqësi ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe qeverisë të këtij vendi”, ka shkruar ministri Hoxhaj.

Suriname është shtet në Amerikën Jugore, dhe ai  që nga gushti i vitit 2012 ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, duke u siguruar qytetarve të Kosovës të udhëtojnë në këtë shtet, pas pajisjes me vizë.

Sipas statistikave të Bankës Botërore, Suriname ka një popullatë prej mbi gjysmë milioni banorësh. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark