×
  • Sport
  • Sport

    Suspendohet Amir Rrahmani me një ndeshje në Serie A

    Insajderi
    16 April 2024 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Amir Rrahmani ka pësuar një goditje së fundmi, pasi është suspenduar nga Gjyqtari Sportiv i kampionatit italian për një ndeshje.

    Sipas vendimit të lëshuar, ylli i Napolit do të mungojë në një ndeshje për shkak të “sjelljes jo korrekte ndaj kundërshtarit” gjatë një përballje të javës së 32-të kundër Frosinones.

    Incidenti që çoi në suspendimin e tij ndodhi në minutën e 29-të të atij takimi, ku kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës u ndëshkua me karton të verdhë për veprimin e tij në fushë.

    Si rezultat, ai nuk do të jetë në dispozicion për trajnerin e tij për ndeshjen e ardhshme që Napoli do të luajë kundër Empolit të shtunën.

    Rrahmani, i cili tashmë është 30 vjeç, ka qenë një pikë kyçe në formacionin e Napolit këtë sezon.

    Ai ka kontribuar jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, duke shënuar tri gola në 35 ndeshjet që ka luajtur. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark