×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet kirurgu i Gjilanit, Luan Mustafa pasi rrahu kolegun e tij

    Insajderi
    17 January 2024 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Spitali i Gjilanit ka suspenduar nga puna kirurgun, Luan Mustafa pasi sulmoi kolegun e tij, Arbër Morona në vendin e punës.

    Insajderi e ka konfirmuar lajmin përmes drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit, Arsim Eminit.

    Ai ka bërë të ditur se kirurgu Luan Mustafa është suspenduar nga puna për tre muj me 50 për qind të pagës.

    Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për masë të përkohshme, suspendim nga puna për 3 muaj me 50% pagesë deri në vendimin e plotfuqishëm i cili do të merret pas shqyrtimit detal të rastit”, konfirmoi drejtori Emini.

    Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) të martën ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë kirurgun Mustafa, nën dyshimin se sulmoi fizikisht kirurgun Arbër Morina./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark