×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sveçla del me video se si ndodhi rrëmbimi i tre policëve me urdhër direkt të Vuçiqit

    Insajderi
    21 June 2023 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video në të cilën përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe.

    Sipas tij rrëmbimi ka qenë i planifikuar dhe se një gjë e tillë është vepër kriminale.

    Ai thotë se në video tregohet se si forcat serbe me urdhër të presidentit serb Vuçiq kanë rrëmbyer tre policët e Kosovës thellë brenda territorit të Kosovës, 1 kilometër brenda.

    Ministri deklaroi se Serbia duhet të ndalojë fushatën e dezinformimit dhe të lirojë tre policët e Kosovës menjëherë.

    “Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark