×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla dhe Krasniqi bëjnë homazhe për të rënët në Lagjen e Bonjakëve 25-vjet më parë

    Insajderi
    15 April 2024 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ai i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë bërë homazhe në shtëpinë përkujtimore të Mustafë Sahitit në Lagjen e Boshnjakëve ku u keqtrajtuan, torturuan e masakruan 23 shqiptarë, 25-vjet më parë nga forcat serbe.

    Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se nderuan sakrificën e 23 të rënëve për lirinë e çlirimin e vendit tonë.

    “25-vjet më parë, forcat serbe grumbulluan rreth 80 shqiptarë në shtëpinë e Mustafë Sahitit në Lagjen e Boshnjakëve ku i keqtrajtuan, torturuan e masakruan 23 prej tyre. Bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, familjarë të të rënëve, deputetë e qytetarë, sot u mblodhëm në shtëpinë përkujtimore për të shënuar këtë ditë dhe për të nderuar sakrificën e 23 të rënëve për lirinë e çlirimin e vendit tonë”.

    “I përulemi sakrificës së të rënëve për lirinë që e gëzojmë ndërsa si institucione të Republikës së Kosovës po angazhohemi çdo ditë në zbardhjen e krimeve që Serbia kreu në Kosovë dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë”, ka thënë Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark