×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla dhe Peci shkojnë në Mitrovicë, flasin nga Ura e Ibrit: Kjo pjesë frymon më ndryshe

    Insajderi
    22 April 2023 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa fotografi në profilin e tij të realizuara gjatë qëndrimit të tij në pjesën veriore të Kosovës ku nesër do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.

    Sveçla ka shkruar se tashmë ajo pjesë e Republikës së Kosovës frymon ndryshe.

    “Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”, ka shkruar Sveçla.

    Nesër në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës do të mbahen zgjedhjet lokale. Për këtë gjë, institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet.

    Ndërkohë Lista Serbe ka vendosur që të bojkotojë këto zgjedhje, gjë për të cilën edhe është kritikuar shumë nga ndërkombëtarët.

    Bashkimi Evropian në mënyrë të përsëritur kanë shprehur zhgënjimin për faktin se Lista Serbe ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet lokale.

    Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të njejtën frymë me BE-në kanë kritikuar qëndrimin e partisë së Goran Rakiqit. Përmes Gabriel Escobar kanë theksuar se pavarësisht refuzimit të Listës Serbe, SHBA-ja do t’i njohë këto zgjedhje lokale.

    Derisa kutitë e votimeve do të hapen nesër në mëngjes, retorika në mes të krerëve të institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve në Serbi është ashpërsuar.

    Kryeministri Kurti teksa ka komentuar një ushtrim të ushtrisë serbe në Batajnicë, ka thënë se në vend të ndërtimit të një memoriali për qindra viktimat shqiptare që regjimi i Millosheviqit i fshehu në atë vend, aty po bëhen ushtrime nga Serbia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark