×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla “godet” krimin në FB, Duka i rrezikshëm ende në arrati

    Insajderi
    05 August 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për përleshjen e mbrëmshme në lokalin “Bon Vivant” si dhe për dënimin e Dardan Krivaqës.

    Sveçla ka kritikuar organet e rendit për mos ndëshkimin e mëhershëm të Krivaqës pasi i njëjti kishte 135 vepra penale.

    “Ndëshkimi erdhi vetëm pasi humbëm një jetë të re, atë të Marigonës. Duhet të humbte jetën e saj një nëntëmbëdhjetë vjeçare, dhe në mënyrën me te dhunshme, që sistemi i drejtësisë të ndjente peshën e krimit. Nuk pati ndëshkim për 135 veprat penale të mëhershme të Dardan Krivaqës. Nëse drejtësia do të kishte reaguar në kohën e duhur, Marigona do të ishte gjallë”, ka shkruar Sveçla.

    Edhe për rastin e mbrëmshëm ku humbi jetën 39 vjeçari Kastriot Ramadani, Sveçla ia la fajin sistemit të drejtësisë.

    Në asnjë moment ministri nuk e mori përgjegjësinë që kriminelët enden të lirë edhe kur vetë ai udhëheq me një nga dikasteret e drejtësisë.

    Gazeta Insajderi raportoi se Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka” ishte i përfshirë në përleshjen në “Bon Vivant” nga ku arriti t’i ikte policisë. Ai kërkohet edhe nga FBI’ja për trafik droge.

    “Edhe sot humbëm një jetë nga dora e kriminelëve të cilët, për arsye të dështimeve të drejtësisë, kanë qenë të lirë.

    Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t’i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetra të rinj të tjerë.

    Palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetra vepra të mëhershme penale. Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme”, ka shkruar ai.

    Në fund të postimit duket se Sveçlës iu kujtua që është shefi i policisë, rendit dhe ligjit.

    Ai tha se është koha e fundit që efikasiteti i policisë të rritet por edhe përgjegjshmëria dhe vendosmëria e Prokurorisë.

    Postimi i plotë:  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark