×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla i reagon Rashiqit për “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”: Anëtarët që vazhdojnë të jenë pjesë e tyre do të hetohen

    Insajderi
    29 June 2023 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, përmes dhunës e kërcënimeve po e pamundësojnë bashkëpunimin me qytetarë atje.

    “Prona, jeta, siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë atje po rrezikohet çdo ditë nga pjesëtarë të këtyre dy grupeve”, tha Sveçla.

    Tutje, Sveçla tha se sjellja para drejtësisë e këtyre grupeve që kanë shkaktuar vepra të panumërta penale do të sjellë rezultate.

    “Ky vendim nuk prek askënd i cili deri në momentin e shpalljes si organizata terroriste kanë qenë pjesëtarë të këtyre dy organizatave e s’kanë kryer vepra penale tashmë”.

    “Pra, s’vihen në rrezik pjesëtarët e këtyre organizatave që janë integruar apo amnistuar më herët. Nuk ka prapa-veprueshmëri”, u shpreh Sveçla.

    Mes tjerash ai tha se secili që është pjesë e këtyre organizatave do të jetë subjekt i hetimit dhe përndjekjes së organeve të drejtësisë.

    “Janë organet adekuate që bëjnë vlerësimet e nevojshme për secilin akt dhe secilin pjesëmarrës të këtyre organizatave”, tha ai.

    Pro këtij vendimi ishte i gjithë kabineti qeveritar, përpos ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark