×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla: INTERPOL-i ka shpallur në kërkim ndërkombëtar personat që realizuan sulmin terrorist në Banjskë

    Insajderi
    16 February 2024 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një njoftimi ka thënë se selia qendrore e INTERPOL-it ka shpallur në kërkim ndërkombëtar të gjithë terroristët e sulmit në Banjskë.

    “Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë“, shkroi Sveçla në rrjetin e tij në Facebook.

    Ai ka thënë se ndëshkimit për organizatorët e sulmit duhet të ndodh sa më parë.

    “Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, u shpreh Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark