20:59 - 02 Mars 2023

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pas therjes me thikë të dy serbëve në Mitrovicën e Veriut, njëri prej tyre ndodhet nën tretman mjekësor.

Ai tha se policia ka dyshime për dorasin e këtij akti, për të cilin thotë se gjithashtu është i nacionalitetit serb dhe pjesëtarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor. Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë”, tha Sveçla.

Ministri po ashtu tha se do të ndërmarrin të gjitha masat.

“Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, përfundoi reagimi.