×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla: Kemi blerë autoblinda më shumë se që gjetëm në gjithë historinë e policisë

    Insajderi
    16 November 2023 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në seancën e Kuvendit ka thënë se për Policinë e Kosovës gjatë vitit 2024 parashihen buxhet prej 21 milionë e 707 mijë euro, duke e cilësuar si “rritja më e madhe ndonjëherë”.

    Për Policinë e Kosovës, në vitin 2023 në buxhet kanë qenë të parapara 12 milionë e 667 mijë, kurse në vitin 2024 parashihen 21 milionë e 707 mijë euro. Kjo është rritja më e madhe ndonjëherë”.

    Ministri ka përmendur se në këtë mandat janë blerë më shumë autoblinda sesa që janë blerë nga të gjitha qeveritë në të kaluarën.

    “Kodi buxhetor vazhdon. Deklarimi se nuk janë shpenzu paratë e vitit të kaluar nuk qëndron. Unë mund t’iu them se në autoblinda, ne kemi bërë blerje të numrit të autoblindave më shumë se në të gjitha vitet e mëhershme. Kemi blerë më shumë autoblinda sesa kemi gjetur në gjithë historinë e Policisë së Kosovës”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark