×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla me foto të reja të armatimit në veri: Kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara

    Insajderi
    16 October 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se armatimi i konfiskuar së fundmi në veri, tregon nivelin e përgatitjeve për sulme teroriste në Kosovë dhe përshkallëzim nga Serbia.

    Nëpërmjet një postimi në platformën X, Sveçla krah disa fotografive të publikuara të “minave”, ka thënë se ato janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.

    “Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, të shtunën është zhvilluar një bastisje e policisë në disa lokacione të veriut të Kosovës, ku janë gjetur granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark