×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla në Tiranë, tregon çka diskutoi me homologun e tij

    Insajderi
    28 October 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot gjatë vizitës së tij në Tiranë është pritur në takim nga homologu i tij, Taulant Balla. 

    Dyshja kanë diskutuar për zbatueshmërinë e marrëveshjeve në fushën e sigurisë e mundësitë e zgjerimit të tyre.

    Sveçla njoftoi se kanë folur edhe për shkëmbimin e përvojave me qëllim të avancimit të institucioneve vartëse të Ministrive.

    Bashkë, gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer dhe vullnet për të zbatuar me sukses misionet tona për të ofruar siguri, rend dhe ligj në vendet tona”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark