×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla: Nga nesër do të ulim prezencën e policisë 25% rreth komunave veriore

    Insajderi
    03 August 2023 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë duke e respektuar Marrëveshjen e Bratislavës e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për veprimet e deskalimit të situatës në Veri.

    E një nga ato veprime është edhe reduktimi i forcave policore rreth komunave veriore.

    Duke filluar nga dita e nesërme do të reduktohet numri 25 për qind brenda dhe për rreth ndërtesave komunale, ka thënë Sveçla.

    ”Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

    Ai ka thënë se Kosova është duke e respektuar marrëveshjen e Bratislavës.

    ”Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin”, ka thënë ai.

    Për shkak të situatës në Veri, Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark