×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla viziton veriun: Për Serbinë dhe Rusinë nuk ka vend në Kosovë

    Insajderi
    01 February 2024 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshëmme Xhalal Sveçla së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi sot kanë vizituar veriun.

    Derisa ka komentuar mbishkrimet ekstremiste të vendosura mbrëmë në shtëpitë e shqiptarëve, të cilat po rindertohen, ka thënë se për Serbinë dhe Rusinë nuk ka vend në Kosovë.

    Sipas tij çfarëdo gjuhe e urrejtjes nderetnike që ndjell dhunë është e dënueshme dhe se akterët do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë.

    Ndodhemi në mitrovicën e veriut. Sic dhe po shifni mbrëmë shtëpitë që po rindertohen me pronarë shqiptar janë mbuluar me parulla ekstremiste të cilat nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Çfarëdo gjuhe e urrejtjes nderetnike cfarëdo gjuhe që ndjell dhunë është e denueshme, akteret do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë. Sic dhe kemi thënë me heret për serbinë dhe rusinë nuk ka vend në Kosovë“, ka thënë Sveçla.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark