×
Insajderi / Insajderi

Sveçla pas aksionit të policisë: Prodhimi dhe qarkullimi i monedhave të falsifikuara, fakt tejet shqetësues

Insajderi
14 March 2023 - 20:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi që në Prizren është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e monedhave të falsifikuara.

Policia e Kosovës më herët njoftoj për sekuestrimin e  1,704 euro monedhave metalike të falsifikuara.

“Dukuria e prodhimit dhe futjes në qarkullim të monedhave të falsifikuara vazhdon të mbetet fakt tejet shqetësues përveç që një akt i tillë është edhe vepër penale”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai thotë se Policia e Kosovës dhe akterët tjerë të sigurisë janë të angazhuar maksimalisht në lokalizimin dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet ilegal.

Sveçla ka kujtuar aksionin e suksesshëm gjatë ditës së sotme ku u kapën sasi të konsiderueshme monedhash të falsifikuara metalike.

“Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar me sukses operacionin që rezultoi me arrestimin e dy personave, sekuestrimin e parave të falsifikuara dhe sekuestrimin e pajisjeve që kanë shërbyer për prodhimin e tyre”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark