×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla: Policia serbe ka arrestuar drejtorin e Administratës së Leposaviqit si hakmarrje për suksesin e Kosovës

    Insajderi
    09 September 2023 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit, njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë.

    Radimiroviq është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

    Ai së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se së bashku me babanë e tij në vazhdimësi i kanë rezistuar presionit të Beogradit dhe bandave të tyre”, tha Sveçla në Facebook.

    Sveçla e ka thënë se ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas vendimit që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.

    Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, deklaroi Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark