×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sveçla porosi Vuçiqit: Do të kesh ditë, javë e muaj të vështirë

    Insajderi
    15 September 2022 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i ka dërguar një mesazh presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Kjo vie pasi ky i fundit tha se po tentohet “t’i merret Kosova dhe se Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”.

    Sveçla e paralajmëroi presidentin serb do të ketë ditë, javë e muaj të vështirë. Teksa theksoi se stabilitet në territorin e Kosovës do të fuqizohet.

    “Sa i takon aspiratave shoveniste të Vuciqit në raport me Kosovë, unë mund t’i premtojë ditë të vështirë, javë të vështira, muaj të vështira për të. Sa i përket stabilitetit të Kosovës, ai stabilitet do të fuqizohet. Rendi dhe ligji veçse do të mbizotërojë atje edhe më shumë. Dhe shumë shpejt ne do t’i ofrojmë shanset që secili qytetar i asaj zone të jetojë i qetë”, tha ai në Syri tv.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark