×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla: Sukseset e policisë u arritën falë vullnetit e përkushtimit të çdo zyrtari policor

    Insajderi
    28 December 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës sot ka bërë prezantimin e të arriturave për vitin 2023. Në këtë konferencë mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Sveçla tha se gjatë këtij viti organet e rendit u ballafaquan me sulme të njëpasnjëshme.

    “Me kidnapime ndaj kolegëve tuaj. Me sulme ndaj rendit kushtetues dhe së fundmi edhe me sulme terroriste, duke ia marrë jetën kolegut tuaj, heroit Afrim Bunjaku”, tha Sveçla.

    Sveçla tha se asnjë “sulm nuk na zbramps”.

    “Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit e sidomos terrorizmit, nuk ka alternativë”, tha ai.

    I pari i MPB-së shtoi se sukseset e policisë u arritën fal vullnetit e përkushtimit, të çdo zyrtari policor, në çdo cep të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    03 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark