×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla thotë se s’ka ikje masive: Raportimet e tilla përdoren nga Serbia për qëllime dashakeqe

    Insajderi
    19 January 2024 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se raportimet për ikje masive të qytetarëve, veçanërisht me autobusë janë të pavërteta.

    Kreu i MPB’së tha se këto raportime i përdor Serbia për qëllime politike ndaj Kosovës.

    “Ato me ose padashje krijojnë panikë te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit tonë nga Serbia.”

    Sveçla tha se kjo u demantua edhe nga Stacioni i Autobusëve dhe nga Policia e Kosovës, ku sipas të dhënave, që nga 1 janari deri më 19 janar 2024 janë hyrë 3 mijë e 687 autobusë, ndërsa kanë dalur 2 mijë e 408 autobusë.

    Për të dëshmuar se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” por me raportime dezinformuese nga disa mediume të papërgjegjshme, për të njëjtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3511 autobusë ndërsa kanë dalur nga pikat kufitare 3731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalur këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    Tutje, ministri tha se procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Natyrisht, ju bëj thirrje edhe mediave për korrektësi në raportim të lajmeve rreth kësaj teme dhe jo vetëm. Të gjithë qytetarët i falënderoj për respektim të procedurave të udhëtimit pa viza dhe ju dëshiroj rrugë të mbarë si në vajtje ashtu dhe ardhje në vendin e tyre”, theksoi Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark