Hoteli “Swiss Diamond” nga Prishtina ka fituar çmimin “World Luxury Hotel Awards”, ka njoftuar drejtori i kompanisë dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me këtë çmim të fituar po krijohet një imazh pozitiv i Kosovës.
“Urime për menaxhmentin dhe bashkëpunëtorët e Swiss Diamond Hotel. Ju, me punën tuaj jeni duke i kontribuar përpjekjes për krijimin e imazhit pozitiv të Kosovës në botë”, ka deklaruar Pacolli.
Pacolli ka thënë se “të jesh fitues i World Luxury Hotel Awards, e di që është arritje e jashtzakonshme, pas së cilës qëndron një punë dhe kujdes tepër i madh”. /Insajderi.com