×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Syla: Asnjë veprim në veri nuk bëhet pa Radojiçiqin

    Insajderi
    26 September 2023 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq, duket se ka udhëhequr sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndaj policisë së Kosovës, ku u vra Afrim Bunjaku, i cili mbante gradën e rreshterit.

    Kështu ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili publikoi disa pamje ku shihet edhe numri dy i Listës Serbe.

    Duke folur rreth situatës në veri, ish-kryeprokurori i Mitrovicës Shyqri Syla, tha se asnjë veprim në atë pjesë nuk bëhet pa miratimin e Milan Radojiçiqit.

    “Prania e tij aty flet shumë, për faktin se prokurori do t’i analizojë në bazë të provave, që unë konsideroj se janë të bollshme me gjithë ato që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, tha Syla në Klan Kosova.

    “Është një hap i mirë që prokurori është kyçur menjëherë edhe në vendin e ngjarjes por edhe në grumbullimin e provave, për faktin se prokurori me kompetencën dhe profesionalizimin e tij sigurisht se është një ndihmesë e madhe për hetuesit policorë. pa dashur ta minimizojë punën profesionale të policëve që konsiderojë që e kanë kryer punë shkëlqyeshëm”, tha ish-kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark