×
  • Lajme
  • Insajderi

    Syla i drejtohet Kurtit: Çka po do me rrejt? Që s’kemi sankcione a? Që s’të ka leçitë Evropa dhe Amerika a?

    Insajderi
    31 July 2023 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka sfiduar narracionin e qeverisë që gjithçka po ‘shkon si vaji në tepsi’ dhe tentimin e shmangies së skandaleve me fushatë populiste kundër zërave kritik.

    Syla në postimin e tij në Facebook pa ngurrim shfrytëzoi lirin e shprehjes së fjalës së lirë kur e sfidoi kryeministrin Albin Kurti dhe partinë e tij të dalë e të mohojë nëse mundet dështimet e kësaj qeverie që po i shpërfaqë media.

    “A keni nis me u tutë prej mediave, apo tutesh prej të vërtetës?”

    Syla vazhdoi me sfidën e tij duke refuzuar që t’i bashkohet këtij narracioni qeveritar.

    “A po tutësh prej të vërtetës? Çka po don me rrejt? Që skemi sankcione a? Që stë ka leçitë Evropa dhe Amerika a”.

    Si zakonisht ai e mbylli postimin me një batutë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark