×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Syla: Një send kuptone ju populli i Albin Kurtit, Amerika e ka pavarësu Kosovën

    Insajderi
    30 January 2023 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Valon Syla është përfshirë në debatin që po bëhet për kërkesën e amerikanëve që të themelohet Asociacioni.

    Syla ka kundërshtuar reagimet e VV-së ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë, duke thënë se Amerika po e mban Ukrainën në luftë me Rusinë dhe se lehtë mund ta bëjë “Zajednicën”.

    Në shkrimin e tij në Facebook, Syla ka thënë se “populli i Albin Kurti” duhet ta kuptojë që Amerika e ka pavarësuar Kosovë.

    Më tej, ai ka përmendur edhe Zotëriun e Parë, Prindon Sadriun dhe deputeten e VV-së, Fitore Pacolli dhe ministri e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Shkrimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:

    Çka ndodhi.

    A ja nisi saçi diplomatik a?

    Hajt se na pshton Albin Kurti tash. Veç mas pari na duhet me mbrojt ato prej Amerikës.

    E tani?

    Çka ndodhë?

    Vitra, kopalla, mashtrim dhe deshtim dhe izolim.

    Një send kuptone ju poplli i Albin Kurtit. Amerika e ka Pavarësu Kosovën, pe man gjallë Ukrainën në luftë me superfuqi si Rusia, e spe bon një ‘Zajednicë’.

    Kurti ka premtu se nuk e len. Që e ndreq veriun me 1 shrafciger. Hajde tash. Ndreqe ose ik.

    El Amerikia.

    Jemi bo nga diplomacia kosovare, në diplomaci palestineze… sukses i radhës, a po?

    A po knaqet Vučići, po?

    Gurë kemi me gju, sa dush.

    Poashtu, kifle, tomël edhe ujë me taza.

    Kungjat mundeni me i çnuk me i përdorë si pendrek, me lujtë ‘milicin’ si Sveçla.

    Unifirmat ja u siguron Prindoni…

    Parrulat me def e çarshafa Fitorja Pacolli…

    Fitore se jo mahi.

    51%. 40% 37% sa jeni tash?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark