Syla pas avancimit të gruas së Bajqinovcit në QKUK: A po e kuptoni pse Vetëvendosje është kundër privatizimeve - Insajderi
×
Insajderi / Insajderi

Syla pas avancimit të gruas së Bajqinovcit në QKUK: A po e kuptoni pse Vetëvendosje është kundër privatizimeve

Insajderi
16 May 2023 - 16:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Valon Syla ka reaguar pas publikimit të shkrimit nga Insajderi për avancimin e gruas së Mefail Bajqinovci në pozitën e kryeinfermieres në repartin e Patologjisë në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë.

Syla përmes një reagimi në Facebook ka shpjeguar se përse Lëvizja Vetëvendosje është kundër privatizimeve që sipas tij, përmes sektorit publik e kanë më të lehtë avancimet e punësimet e familjarëve.

Postimi i plotë:

A pe kuptoni pse Vetëvendosje është kunder privatizimeve. Cili spital privat, do ta merrte si shefe gruan e Mefit për ndonjë sektor?

Mbase qenka e zoja?

Sektori Publik i paprivatizuar ju jep gjasa vetëm politikanëve, dhe oportunistave ti bëjnë gratë, ose vllaznitë shefa të sektoreve.

Ju kam thonë. Por shajshit. Tash nginu Vetëvendosje, kopalla dhe llaskucllëk.

Keshtu vdes meritokracia, ku nuk vlen merita dhe aftësia. Ky është korrupcioni ma i madh që i demoralizon njerëzit e aftë dhe të zot të këtij vendi… tash ikni jashtë…

Por unë jam ksajde për me ja u kujtu. E rikujtu. A po kuptoni?


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark