×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla për videot e VV-së: Kurti po e pranon se e ka humbur elektoratin e gjerë

    Insajderi
    10 October 2022 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla, përmes një shkrimi në Facebook, ka analizuar videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje ku akuzohen pushtetet e kaluara për keqpërdorime.

    Syla meendon se me këto video Kurti po e pranon që e ka humbur elektoratin e tij të gjerë.

    “Albin Kurti 1 here e nisi me Luftë me e frikësu publikun. Nuk i dhezi. Pastaj i shtoi videot me nxitje kundër politikanëve ndaj të cilëve vet i kishte ndërtuar akuzat dhe rrenat për 15 vjet opozitë. Me këto video ai po e pranon se e ka humbur elektoratin e gjerë dhe tash po komunikon vec me atë pjesë, që e votuan për inati të tjerëve… që karakterizohen në imagjinatën dhe cakun propagandues si UÇK kriminale, SHIK, PAN etj’, ka shkruar Syla ndër tjerash.

    Statusi i plotë:

    Për Videot e fundit të VV’së.

    Albin Kurti 1 here e nisi me Luftë me e frikësu publikun. Nuk i dhezi. Pastaj i shtoi videot me nxitje kundër politikanëve ndaj të cilëve vet i kishte ndërtuar akuzat dhe rrenat për 15 vjet opozitë. Me këto video ai po e pranon se e ka humbur elektoratin e gjerë dhe tash po komunikon vec me atë pjesë, që e votuan për inati të tjerëve… që karakterizohen në imagjinatën dhe cakun propagandues të VV’së si UÇK kriminale, SHIK, PAN etj.

    1. Mas pari iu kapën Ramush Haradinajt pse ska vdek ai, po veç vllazënia e tij, që përpos që ishte e ult edhe e poshtër, është edhe anti-njerëzore mas pari…

    2. Pastaj ju hodhën Sami Lushtakut. Që me nxitë debatin me komandanta që me nxit votuesin anti UÇK… ish Jugosllav dhe atyre që kanë frikë nga një rikthim i tyre… që zakonisht baballarët i kishin të zënë duke i shërbyer regjimit të Milosevicit.

    3. Ju hodhën me rrena Terminalit kishe qenka i djemëve të Isa Mustafës, e që në fakt është firme sllovene ku edhe shteti slloven merr pjesë si akcionar.

    4. Pastaj i qitën do banesa të mëdha në Qendër që pronarët janë të Shqipërisë aty, ska hisedarë nga PDK e LDK e parti që shihen në video edhe pse lejet ja u ka jep Vetëvendosja se ishte 8 vjet Pushtet në Prishtinë. Pra nuk ishin këta të videos që targetoheshin nga VV…

    Qëllimi i Kurtit është që krejt që nuk janë me të dhe VV, të paraqiten si kriminel, si PAN, si SHIK si banda. Vec ai dhe Xhelal Sveçla me kaqketë të jenë të pastër… se Liburni i ngjyjti gishtat në Lagjen Marigona e Bislla Bislimin s’pe merr gjumi prej zbritjes tash, e jo prej rritjes.

    Pra me këto video, Albini po e pranon se janë keq, se ska çka reklamon nga punët e veta. Por tërthorazi po i thotë elektoratit 51% të 14 shkurtit, ani, ani… mos na votoni dhe kritikoni. Por këta të videos kthehen përsëri. Pra kjo është taktika e videos, se veç polarizimi, sharja dhe etiketimi për banda e hajna të 49% të elektoratit me damkosë edhe pse asnjë përveç dhëndrit të Liburn Aliut nuk ra në burg për këta 2 vjet Qeveri Kurti dhe 8 vjet VV në Prishtinë.

    A ju kujtohet një dosje me 108 lëndë që e çoi komuna e Prishtinës kur e mori pushtetin VV’ja para 8 viteve. Çka ndodhi? Kush hini në burg?

    Askush…

    Këta veç pushtetin e dojnë edhe ken’ tu e kallë shtetin veç me marrë pushtetin.

    Kaq për videot e reja, frikësuese të VV.

    51% i fortë tash le ti shtin në burg, e leni video-montazhat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark