×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ta grithnin kerrin, pasqyrën me çelësa” – Valon Syla tregon se si frikësoheshin gazetarët më herët nga fanatikët e feve

    Insajderi
    23 April 2023 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Valon Syla në intervistë për Insajderin ka folur për metodën që sipas tij kanë bërë propagandën në të kaluarën fanatikët islam, meqë kishte mungesë të rrjeteve sociale si sot.

    Syla tha se ka pasur disa mënyra të frikësimit që fanatikët përdorinin kundrejt gazetarëve.

    Nuk sulmonin direkt siç po ndodh sot, shprehet ai mes tjerash.

    Janë kanë rrjetet e tjera sociale ka qenë njëra Hi5, ka pasur raste kur kanë folur edhe në xhami, në raste që e kanë mbështetur dikë kanë qitë edhe afishe të ndryshme”, tha ai në InDoks.

    Mënyra tjerë të frikësimit që i kemi pasur si gazetarë atëherë nuk kanë qenë kështu sulme direkte, po ta kanë grith kerrin, pasqyrën e kerrit me çelësat apo diçka të fortë, t’a kanë zhgallavite auben derën e kerrit e kështu me radhe me të dëmtu që ti me pa që këtu kemi qenë. Ose të kemi përcjell”, ka thënë Syla.

    Sipas Sylës kërkesat e hoxhallarëve janë të parsyeshme përmend se si bëhen pyetje kamermanëve, e kërkesa gazetareve për veshje.

    “Kur shkojnë sot me intervistu një hoxhë, ai së pari e vet kameramanin a je ti ninushem pse s’je, ose se pranon gazetaren që është femër t’ i afrohet, ti jap dorën ose kërkon që ta ndërrojë veshjen dhe gazetarët ë rijnë po bijnë pre nga frika se po e humb intervistën e po kthehen me duar thatë”, deklaroi Syla.

    Gazetari Valon Syla ka treguar se nga viti 2006 ka qenë ndër gazetarët e parë që sipas tij iu është kundërpërgjigjur ekstremistëve me argumente.

    Kjo edhe i ka kushtuar, së fundmi ai është sulmuar nga tre persona për arsye se Syla kishte ironizuar përmes një statusi me dy profetë të fesë myslimane. Të treve gjykata u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 1 muaj.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark