Ish-portieri i Interit, Valter Zenga ka hedhur në gjyq aktoren italiane Elena Di Çiço për shkak të disa ofendimeve në rrjetet sociale që kjo e fundit i kishte bërë.
Acarimi i raporteve mes tyre ndodhi pas prezencës së djalit të Zengës në “Big Brother Italia”, ku ai rrëfeu problemet që kishte me të atin.
“Ta shpif si burrë dhe si baba, nuk vlen asgjë.”, ishte postimi i aktores në “Twitter” i cili më pas u fshi.
Çështja ka përfunduar në gjykatën e Milanos pas denoncimit nga ish-portieri, me jurinë që do të thotë fjalën e fundit.