Insajderi
Lajme

Tahiri: AAK po punon që javën tjetër të ketë seancë të jashtëzakonshme për sigurimet shëndetësore

Insajderi
21 February 2024 - 17:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: AAK po punon që javën tjetër të ketë seancë të jashtëzakonshme për sigurimet shëndetësore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se po punojnë që javën e ardhshme të ketë seancë të jashtëzakonshme për trajtimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Kështu ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke punuar që të enjten e ardhshme, si pikë të parë të rendit të ditës, të kemi seancën e jashtëzakonshme për trajtimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore. Kosova ka shumë probleme që kërkojnë të zgjidhen nga Kuvendi dhe Qeveria, por për vlerësimin tonë, një ndër pikat më problematike dhe që kërkojnë trajtim urgjent është sigurimi shëndetësor për qytetarët e Kosovës. Andaj, kjo kauzë, shpresoj të gjej mbështetjen e të gjitha subjekteve politike, në mënyrë që këtë ligj ta miratojmë deri në qershor të këtij viti”, ka thënë Tahiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark