×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Albin Kurti është anti-amerikan, ardhja e tij në krye të shtetit është fatkeqësi

    Insajderi
    16 February 2024 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryenegociatotrja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është anti-amerikan.

    Ajo këtë e ka thënë duke komentuar qarjen e raporteve mes të Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së, pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit të Kosovë.

    Kurti ka qenë antiamerikan që kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje. Po, Kurti është anti-amerikan. Ka arrit që edhe militantët e tij t’i bëjë anti- amerikan”, tha Tahiri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

    Për deklaratat e tij se ShBA është aleate e Kosovës ajo i ka quajtur populliste.

    Tahiri ka thënë se politikat e Kurit janë fëmijërore.

    “Nëse dëshiron të mbrosh sovranitetin me institucionet e tua, kur rrezikohet vendi siç ndodhi me sulmin në Banjskë, mos kërko ndihmë nga ShBA. Politikat e Kurtit janë fëmijërore dhe ardhja e tij në krye të shtetit të Kosovës është fatkeqësi”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark