×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Edhe fëmija në djep e dinë që kur ik dikush është në faj

    Insajderi
    16 October 2024 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë se falja e borxheve për ambalazhuesit e ujit në Kosovë, është një super skandal i qeverisë.

    Sipas tij Qeveria po ik pasi është në faj.

    Ai ka përmendur skandalet si ushqimi për ushtarët e FSK-së dhe bisedat e publikuara të Mimoza Kusari-Lilës.

    “Edhe fëmija në djep e dinë që kur ik dikush është në faj. Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë janë në faj sepse nuk kanë se si e mbrojnë në asnjë rrethanë dhe në asnjë mundësi një skandal korruptiv që shihet se është bardhë e zi. Nuk kanë mundësi me e mbrojte një marrë që e ka kaplu Kosovën me rastin e ushqimit dhe nuk kanë mundësi me e fsheh bashkëpunimin sekret, konfidencial me të cilën kanë qenë në mburrje që nuk kanë koalicion me Listën Serbe në fakt vendimmarrjen ka ndodh mu me ndihmën e tyre. Nuk mundet me dal në ballë me u ballafaqu sepse nuk kanë argumente. Kjo qeveri do të ikë më 9 shkurt. Do të ikë njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark