×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri drejtuar VV-së në seancën për buxhetin: Të fundit e keni

    Insajderi
    11 November 2024 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, bëri një gafë gjatë fjalimin e tij gjatë seancë për buxhetin.

    Gjatë fjalimit të tij. ai tha se kryeministri Kurti po lavdërohej se ky ishte “buxheti i tij i katërt në mandatin e tij të katërt”.

    Sot, ndoshta seanca e fundit për këtë vit po e diskutojmë dokumentin e qeverisë të kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij. Në fjalën e tij hyrëse filloi e po lavdohej se si ky është buxheti i tij i katërt në “MANDATIN E KATËRT”, por për vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti i tij më i dështuar”, ishte fjala e shefit të deputetëve të AAK-së,

    Aty plasi e qeshura në sallë nga deputetët e VV-së, dhe ndërhyri kryeparlamentar Glauk Konjufca.

    Mos na e ndjell kështu Besnik se s’di a mundemi katër”, u shpreh Konjufca.

    I menjëhershëm ishte reagimi i shefit të deputetëve të AAK-së.

    “A u kënaqët? A u gëzuar? Të fundit e keni”, u kundërpërgjigj Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark