×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove

    Insajderi
    28 March 2024 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë.

    Ai ka thënë se në gjashtë ministri dhe KEK, pa procedura të prokurimit dhe pa transparencë, janë negociuar 220 kontrata në vlerë prej 153 milionë euro.

    “Në një hulumtim më të gjerë që e ka bë PDK, që e ka përfshirë edhe Telekomin e ministritë tjera, dalin diku 202 milionë euro për këto dy vite, kontrata që janë pa procedurë të prokurimit, pa konkurrencë”, tha Tahiri.

    “Unë i kam emrat e 202 kontratave… i kemi ofruar për komision hetimor emrin e secilës kontratë”, tha ai në “Frontal”.

    Tahiri tha se komisioni hetimor po kërkon me i mbledhë disa ekspertë dhe me pa a kanë arsyeshmëri dhe bazë ligjore këto 220 kontrata.

    Ai tha se KEK ka numrin më të madh të kontratave njëburimore

    “80 kontrata në vlerë prej 102 milionë eurove”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark