×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri kritika Qeverisë për Ligjin e Pagave e atë për zyrtarët publikë

    Insajderi
    06 December 2022 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten. Tahiri ka thënë se për AAK-n kjo seancë është shumë me rëndësi.

    “Për AAK-në kjo është një ndër seancat më me rëndësi, për shkak se në trajtim do të vjen ligji i shumëkërkuar – Ligji i Pagave. Ky ligj, fatkeqësisht e ka emrin Ligji i Pagave, por nuk dihet sa është paga e një zyrtari publik, për shkak se nuk ka vlerë e as koeficient”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

    Tahiri më tej tha se në këtë seancë do të diskutohet për Ligjin për Zyrtarët Publikë, që ky ligj nuk është për zyrtarët publik, por për kapjen e administratës publike, për shkak se interferohet drejtpërdrejt në kundërshtim me BE-në dhe SIGMA-në në sistemin e meritokracisë.

    “Pra, dora politike po zgjatet shumë në kapjen e administratës publike. Po ashtu, janë edhe disa ligje tjera që janë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese. Porosia ime për Qeverinë është që të kthejë fokusin tek jeta e qytetarëve. Pra, të fokusohet tek problemet serioze ekonomike dhe në sektorë vitalë, si në shëndetësi dhe arsim. T’i lë agjendat e ngushta, në mënyrë që të ndalet kapja e administratës gjithandej”, tha Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark