×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kurti e Bislimi u kanë dhënë autonomi serbëve të Kosovës

    Insajderi
    27 November 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, përmes draft-statutit të Asociacionit, i kanë dhënë autonomi minoritetit serb të Kosovës.

    “Dokumenti është shumë i rrezikshëm, me elemente që ka realisht e ka bërë Republikën Srpska në Kosovë”, ka thënë Tahiri në RTV Dukagjini.

    Tahiri ka thënë se Rezoluta 1244 e kthen Kosovën pas, dhe se e njëjta i jep UNMIK-ut sovranitet.

    “E para Rezoluta 1244 e kthen Kosovën pas, i jep UNMIK-ut sovranitet, ndërsa shteti ynë që shpallëm pavarësinë në vitin 2008 nuk ka sovranitet sepse u ngrit prapë UNMIK-u. Problemi i dytë është që krahas Asociacionit, kjo qeveri, me Bislimin dhe Kurtin, i dhanë autonomi minoritetit serb të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

    Sipas ish-kryenegociatores kjo është bërë me “formulën” e vetë-menaxhimit.

    “Vetë-menaxhimi si formulim për qeverisje definohet në kartën e Këshillit të Evropës për pushtetin lokal dhe shumë qartë në kartë thuhet se vetë-mmenaxhim është vetë-qeverisja e grupit apo minoritetit të caktuar, i cili ka kompentenca edhe për prona publike apo shtetërore në shtetin ku vepron në kuadër të kornizës ligjore që ekziston. E këtë autonomi ka rrezik që serbët të kenë kompetenca mbi Trepçën, Ujmanin. Prandaj këto janë elementet e Republikës Srpska dhe elementi i fundit, Asociacioni ka gati ministri të jashtme…”, ka thënë ajo.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka thënë se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e mbajtur të fshehtë procesin e dialogut me Serbinë e ka sjellë Kosovën në një gjendje të rëndë.

    Ajo ka theksuar se kjo vjen si rezultat i ndonjë lutjeje të vetë Kurtit, që, sipas saj, i njëjti dëshiron të blejë kohë që të ndërtojë fjalorin “manipulativ”.

    Ajo ka thënë se nëse dokumenti do të publikohej menjëherë, atëherë, sipas saj, do të ishte një “shok” për votuesit e LVV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark