×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Lidershipi në Shqipëri meriton respekt, Kurti t’i dëgjoj porositë e Blinken me durim

    Insajderi
    15 February 2024 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria që të mos eksperimentoj në kurriz të marrëdhënieve të themelta shqiptaro – amerikane.

    Ai madje tha se shteti dhe lidershipi i Republikës së Shqipërisë meriton një respekt dhe mirënjohje të thellë nga të gjithë shqiptarët në rajon.

    “Shteti dhe lidershipi i Republikës së Shqipërisë meriton një respekt, falënderim dhe mirënjohje të thellë nga të gjithë shqiptarët në rajon, dhe veçanërisht nga qytetarët e Republikës së Kosovës.  Që nga vizita e Sekretarit Baker më 1991, Presidentit Bush 2007, ish Presidentit Klinton, më 2023, e tani e Sekretarit Blinken, Shqipëria është konfirmuar dhe ri-konfirmuar si partneri më i fuqishëm rajonal i SHBA-ve”, ka thënë Tahiri. 

    Ai ka shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të kufizohet në përfituese pasive nga kjo marrëdhënie.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të kufizohet në përfituese pasive nga kjo marrëdhënie, dhe as të eksperimentoj në kurriz të marrëdhënieve të themelta shqiptaro – amerikane, por duhet të tregohet e përgjegjshme, të marrë rol, dhe të tregoj maturi.  Me padurim presim t’i dëgjojmë porositë dhe këshillat e Sekretarit Amerikan, Blinken, nga kjo vizitë, të cilat shpresojmë t’i dëgjoj mirë, me durim dhe respekt, edhe Kryeministri Kurti!”, është shprehur Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark