×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: LVV-ja ka shkelur ligjin me vendimin për librat, e bojkotuan seancën nga “marrja”

    Insajderi
    04 September 2023 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendimi i MASHTI-t për librat bie ndesh me ligjin në fuqi, ku thuhet se librat janë falas për nxënësit.

    Ndërsa, seanca e jashtëzakonshme, sipas tij, u bojkotua nga VV-ja për ta mbuluar “marren” që Qeveria ka bërë me këtë vendim.

    Tutje, Tahiri tha se vendimi bie ndesh edhe me të drejtat e njeriut sepse shumica e fëmijëve nuk kanë xhirollogari e se ekziston rreziku që paratë e dedikuara për librat të përdoren për gjëra të tjera.

    “Vendimi i qeverisë bie ndesh me ligjet ne fuqi kur thuhet se shteti duhet t’i sigurojë librat. Ka rënë ndesh fatkeqësisht edhe për buxhetin e Kosovës sepse barra buxhetore është rritur për dy herë. Këtu humbësit e vetëm janë nxënësit dhe zinxhiri që përbën përkujdesjen ndaj nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit”.

    “Një çështje tjetër që kemi dashur ta prezantojmë lidhet edhe më të drejtat e njeriut. Ju e dini që një numër i madh i familjeve nuk kanë xhirollogari. Një numër i tyre xhirollogaritë i kanë të bllokuara nga përmbaruesit, një numër nga bankat”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark